Skuderia e Red Bullit ka thyer një rekord të Lewis Hamiltonit me fitoren që Max Verstappen e arriti në garën Grand-Prix të Australisë. Ekipi austriak ka shënuar 95 fitore në garat Grand-Prix, që prej fitores së parë në Kina 2009.
Me 37 fitore për Red Bullin, Verstappen është i dyti në ekip pas Sebastian Vettelit, që ka një fitore më shumë të arritur në këtë pistë të garës së Formula 1. 20 fitoret e tjera u shënuan nga Mark Webber me nëntë fitore, Daniel Ricciardo me 7 dhe Sergio Perez katër fitore.
Shtatë herë kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, i vetëm ka shënuar 94 fitore.