Sulmuesi i Milanit, Ante Rebiq, është kthyer në stërvitje dhe është përgatitur me grupin të hënën. “Sky Sports” shkruan se kroati është shëruar nga lëndimit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Cerverna Zvezdës që do të zhvillohet të enjten në kuadër të Ligës së Evropës.
Rebiqi humbi ndeshjen e së shtunës kundër Spezias shkaku i lëndimit në gju, duel që Milani e humbi 2:0. Këtë sezon me Milanin, 27-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë edhe tetë asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm