Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Realit i duhet revolucioni pas eliminimit turpërues

Një revolucion pritet të ndodhë te Real Madridi pasi dominimi i skuadrës madrilene në Ligën e Kampionëve ka marrë fund pas humbjes 4:1 të martën mbrëma në shtëpi nga Ajaxi i Amsterdamit.

Pritet të ketë largime të lojtarëve dhe po ashtu ndërrim të trajnerit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Trajneri argjentinas Santiago Solari mund të ketë kontratë valide deri në verën e vitit 2021, por asnjëri nuk pret që ai të mbetet përtej këtij stinori, veçanërisht pas humbjes katastrofale në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, që i ka dhënë fund dominimit 1012-ditësh të klubit madrilen si mbret i Evropës.

Kjo në parim i dha fund stinorit të Real Madridit, pasi humbjet rresht nga Barcelona e eliminuan atë nga Kupa e Spanjës dhe po ashtu e lënë 12 pikë prapa Barçës në garë për titull në La Liga.

Është një disavantazh prej pesë pikëve më tepër se që kishte Reali kur Solari e trashëgoi Julian Lopeteguin në post, në tetor....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm