Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali beson në “Championsin” e katërt rresht

Kur Real Madridi pësoi humbje 3:0 nga CSKA Moska në ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Kampionëve në dhjetor, skuadra dukej shumë larg nga mbrojtja e titullit, e lëre më nga ajo skuadër që ka fituar garën tri herë rresht.

Mirëpo pas largimit të Julen Lopeteguit dhe emërimit të Santiago Solarit në nëntor, gjërat kanë ndryshuar dhe ndryshimi i bërë po vërehet vetëm në javët e fundit.

Real Madridi papritmas po duket si një skuadër që sërish mund të fitojë Championsin, për herë të katër rresht. Skuadra e rinovuar është e pamposhtur në ligë që nga fillimi i janarit dhe në ndeshjen e mesjavës në Amsterdam kundër Ajaxit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, futet me optimizëm pasi është ngjitur në pozitën e dytë në La Liga dhe është vetëm gjashtë pikë prapa liderit Barcelonës.

Derisa shumë po vlerësojnë lart ndikimin që ka pasur sulmuesi 18-vjeçar Vinicius Junior në këtë ngritje të Realit, është e paevitueshme të përmendet edhe lidershipi i kapitenit dhe qendërmbrojtësit Sergio Ramos.

Ramos të mërkurën do të luajë ndeshjen e tij të 600-të me Real Madridin.

Edhe Një javë vendimtare për Realin Sport 6 v. më parë Një javë vendimtare për Realin

“Ai ka qenë dhe mbetet një kapiten fantastik. Mendoj se është e shkëlqyer se si e bën punën e liderit, që nuk është punë e lehtë”, ka thënë trajneri i Realit, Santiago Solari.

Solari e vlerëson ndeshjen ndaj Ajaxit mjaft të vështirë, por beson se ekipi i tij është në ritëm të mirë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).