Santiago Solari i ka ditët e numëruara te Real Madridi.
Trajneri argjentinas, sipas mediave në Spanjë, do të shkarkohet të hënën, pavarësisht rezultatit të ndeshjes të dielën kundër Valladolidit, në La Liga.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e klubit të marrin vendim ta largojnë Solarin, transmeton KTV.
Drejtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm do t’i besohet Jose Mourinhos, që është i papunë pas shkarkimit nga Manchester Unitedi.
Të kujtojmë se portugezi ka drejtuar Real Madridin për tri sezone nga viti 2010-2013, duke e fituar një titull të La Ligas.