Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali thuajse ka siguruar Alaban

David Alaba sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Real Madridit. E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të martën se Reali tashmë ka fituar garën karshi klubeve tjera për shërbimet e Alabas, i cili ka pranuar kushtet e ofruara.

Kështu që, muajin tjetër pritet edhe të konfirmohet marrëveshja mes palëve. Alaba në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin dhe mbetet të shihet nëse Realit do t’i bashkohet në afatin kalimtar të janarit apo verën e ardhshme. 28-vjeçar, që mund të luajë në mesfushë dhe mbrojtje, është pjesë e Bayernit prej vitit 2010 kurse këtë edicion ka një gol dhe një asistim në 18 ndeshje në të gjitha garat për bavarezët.

Artikuj të ngjashëm