David Alaba është larguar nga Bayern Munichu. Mbrojtësi i krahut të djathtë karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Alaba ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.
28-vjeçari do të nënshkruaj kontratë trevjeçare me klubin madrilen.
Alaba do të prezantohet te klubi madrilen pas përfundimit të Kampionatit Evropian.