Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon transferimin e sulmuesit të Evertonit, Lewin

Real Madridi po synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi madrilen që nuk bëri asnjë transferim gjatë verës është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe sipas mediave angleze, i pari në listën e klubit spanjoll është sulmuesi Dominic Calvert-Lewin, i cili po kalon formë të shkëlqyer me Evertonin.

Madrilenët e shohin Lewinin si zëvendësues të Luka Joviqit, që pritet të largohet.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për yllin anglez. 23-vjeçari ka shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri me Evertonin.