Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappes, dhe mesfushorit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Me mesfushorin anglez bëhet e ditur se Reali ka arritur marrëveshje personale, ndërsa si pjesë të projektit të ri e shohin edhe sulmuesin francez.
Mbappe 24-vjeçar me PSG-në ka kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa vlerësohet rreth 200 milionë euro. Bellihman, po ashtu, ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me Dortmundin. Ai vlerësohet rreth 120 milionë euro. Për Bellinghamin interesim ka shprehur edhe gjiganti anglez Manchester City.