Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon transferimin e Camavingas

Me gjithë krizën ekonomike që ka prekur Real Madridin, klubi spanjoll dëshiron të përforcohet gjatë verës.

Sipas mediave spanjolle, madrilenët kanë rikthyer interesimin për talentin Eduardo Camavinga.

18-vjeçari ishte lidhur edhe më herët me një kalim te “Mbretërit”, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Por së fundi thuhet se drejtuesit e klubit madrilen do të synojnë transferimin e Camavingas nga Rennesi këtë verë.

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë një shumë rekorde për të bindur drejtuesit e klubit që ta lirojnë lojtarin.