Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon në janar transferimin e Eriksenit dhe Van de Beekut

Përkundër që është lider në La Liga, Real Madridi është duke pasur probleme në Ligën e Kampionëve e kjo ka bërë që Zinedine Zidane të synojë në janar ta përforcojë mesfushën.

Në radarin e Los Blancos janë dyshja Christian Eriksen e Donny van de Beek, raporton Marca, transmeton Koha.net.

Zidane synon që yllin e Tottenhamit dhe atë të Ajaxit t’i transferojë në afatin kalimtar të janarit.