Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali shpreson t'i ketë kaluar telashet me shënimin e golave

Xhiroja e 25-të në elitën e futbollit të Spanjës, La Liga, do të ketë ballafaqime të forta, të vlefshme për garën për vendet që dërgojnë në Evropë.

Edhe gara për titull kampioni mbetet e hapur.

Real Madridi do të luajë kundër Alavesit në “Santiago Bernabeu”, të shtunën nga ora 18:30. Madrilenët kanë pasur rezultate negative në ndeshjet e fundit, madje kanë shënuar vetëm një gol në katër takime në të gjitha garat.

Nuk është befasi që këto rezultate janë si rrjedhojë e mungesës së Karim Benzemas që kishte lëndim të muskulit. Benzema në fakt luajti në Ligën e Kampionëve në humbjen nga Paris Saint-Germaini, por nuk ishte plotësisht i gatshëm.

Trajneri Carlo Ancelotti shpreson se Benzema do të kthehet në formën më të mirë të mundshme kundër Alavesit, që e përfundoi serinë e 11 ndeshjeve pa fitore në shtëpi kundër Valencias të dielën. Alavesi do të jetë pa mbrojtësin kryesor, Victor Laguardia. Duket moment i përkryer për Real Madridin dhe Benzeman që t’u kthehen shënimit të golave.

Edhe Reali synon ndaj Alavesit fitoren e parë në prill Futboll Reali synon ndaj Alavesit fitoren e parë në prill

Barcelona do të ketë punë më të vështirë të dielën. Udhëton te Valencia në ndeshjen që nis në orën 16:15.

Në fushë do të jenë dy skuadra krejtësisht të kundërta me stilin e lojës. Barcelona luan presing të lartë dhe e lëviz topin shpejtë, ndryshe nga kundërshtari i së dielës.

Valencia është skuadra me posedimin më të vogël të topit në La Liga.

Dani Alves dhe Gerard Pique janë të suspenduar për këtë takim.

Kampioni në fuqi, Atletico Madridi, do të luajë kundër Osasunas, të shtunën nga ora 16:15. Lojtarët e Diego Simeones fituan në mënyrë dramatike kundër Getafes vikendin e kaluar, por u mposhtën 1:0 të mërkurën nga skuadra e fundit të tabelës, Levante.

Edhe Reali e Atletico luajnë në derbin e Madridit Futboll Reali e Atletico luajnë në derbin e Madridit

Vëmendje të veçantë do të ketë për derbi bask ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit, që zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Vedat Muriqi me Mallorcan do të mundohet ta vazhdojë serinë pozitive të rezultateve, pas fitores 3:2 kundër Athletic Bilbaos. Muriqi dhe Mallorca të dielën luajnë në udhëtim te Real Betisi, nga ora 18:30. Betisi është kundërshtar shumë i fortë. Pozicionohet në vendin e tretë me 43 pikë. Mallorca është në vendin e 15-të me 26 pikë.