Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali rivalizon Juven për Emre Canin

Real Madridi raportohet se ka hyrë në garë për shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Can u transferua te Liverpooli nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2014, por 24-vjeçarit në verë i skadon kontrata me klubin anglez dhe mësohet se dy palët nuk janë afër për të arritur një marrëveshje.

Për shërbimet e tij për një kohë të gjatë është interesuar Juventusi, por sipas “Don Balon”, në këtë garë ka hyrë edhe Real Madridi.

Lojtari mund të kalojë si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Artikuj të ngjashëm