Raportohet se Real Madridi kishte refuzuar një ofertë prej 45 milionë euro nga Arsenali për sulmuesin francez, Karim Benzema.
Diario Gol raporton se kampioni i Evropës nuk dëshiroi të largonte Benzeman, përkundër interesimit të madh nga Arsenali, transmeton Koha.net.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është një fans i Benzemas, të cilin e ka përcjellur qe një kohë të gjatë.
Megjithatë, Arsenali pritet që të rikthehet përsëri me ofertë të re për Benzeman, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e presidentit të Realit, Florentino Perez që dëshiron ta shesë atë.