Real Madridi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë me radhë, duke eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4 me 3 ndërsa ndeshja e sotme përfundoi 2 me 2.
Reali që në dy edicionet e kaluara fitoi “Championsin” siguroi një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme derisa në sekondën e fundit ka mundur të befasohej me eliminim sikur Joshua Kimmich të shfrytëzonte rastin e fundit në këtë takim.
“Mbretërit” i heshti Kimmich në minutën e tretë kur realizoi për 1 me 0, por Benzema pas tetë minutave barazoi rezultatin.
Me të filluar takimi Benzema shfrytëzoi gabimin qesharak të portierit Ulrich për të rikthyer rezultatin.
James Rodriguez barazoi rezultatin në minutën e 64 dhe i dha shpresë Bayernit, por kohën e mbetur gjermanët nuk e shfrytëzuan edhe për një tjetër gol.
Reali në finale pret fituesin e duelit Roma – Liverpooli. Në gjysmëfinalen e parë e zhvilluar një javë më parë në Anfield, “Të kuqtë” fituan me rezultat 5 me 2.