Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali po insiston për Ndidin 

Skuadra e Real Madridit po insiston në transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Wilfried Ndidi. 

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të shtunën se Reali po dëshiron ta transferojë Ndidin në fund të këtij edicioni. Te Reali po e shohin nigerianin si zëvendësim të duhur për Casemiron, pasi braziliani pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në verë. 

24-vjeçari është njëri prej mesfushorëve defensiv më të vlerësuar në Angli dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro. 

Këtë edicion, Ndidi ka 17 paraqitje dhe ka shënuar një gol për Leicesterin në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit anglez prej janarit të vitit 2017 kur iu bashkua nga Genku dhe ka kontratë deri në vitin 2024.