Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali po e kërkon Chiesan

Te Real Madridi janë të vendosur për ta transferuar yllin e Juventusit, Federico Chiesan në fund të këtij edicioni.

“El Nacional” ka shkruar se trajneri i Realit, Carlo Ancelotti po e kërkon me ngulm Chiesan, i cili po shkëlqen te Juventusi dhe është shndërruar në lojtarin kyç të ekipit. Për kartonin e Chiesas, Reali është gati të paguajë mbi 70 milionë euro.

24-vjeçari po kërkohet edhe nga ekipet e Premier Leagues kurse Juventusit iu bashkua në vitin 2020 nga Fiorentina. Këtë sezon, Chiesa ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat.