Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Chiesan

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, italianin Federico Chiesa.

“Fichajes” ka shkruar të premten se drejtuesit e Real Madridit po synojnë ta transferojnë Chiesan në fund të këtij edicioni, pasi po kërkohet me ngulm nga trajneri Carlo Ancelotti.

Reali së shpejti pritet ta kontaktojë Juventusin në lidhje me Chiesan, kartoni i të cilit vlerësohet 100 milionë euro.

23-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor te Juventusi, si dhe ndihmoi Italinë të triumfojë në “Euro 2020”.

Ai iu bashkua Juventusit para dy vjetësh nga Fiorentina dhe këtë edicion ka shënuar dy gola e ka bërë një asistim në shtatë paraqitje në të gjitha garat.