Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pëson humbje të thellë ndaj Sevillës

Sevilla i ka shkaktuar humbje të thellë Real Madridit, 3-0.

Portugezi Andre Silva shënoi dy gola të shpejtë në minutat 17 e 21, në golin e tij të parë për të asistoi Navas, transmeton Koha.net.

E golin e tretë e shënoi Ben Yedder, pas asistimit nga Vazquezi.

Pas gjashtë xhirove në ligë Real Madridi mban vendin e dytë me 13 pikë, e Sevilla në vendin e katërt ka 10 pikë.