Real Madridi dhe Atletico Madridi, janë përballur mes vete në miqësoren e zhvilluar në fazën përgatitore në SHBA.
Derbi madrilen ka përfunduar me 10 gola të shënuar, dy kartonë të kuqë dhe sherr në fushë nga lojtarët.
Serinë e golave e në këtë takim e hapi Diego Costa në minutën e parë, ndërsa shtatë minuta më vonë realizoi Joao Felix për 2:0.
Në minutën e 19-të, Correa realizoi pas asistimit të Kokes për 3:0, ndërsa nëntë minuta më vonë Costa realizoi golin e dytë personal për ta ngritur në katër epërsinë e Atleticos.
Costa kompletoi het-trikun e tij në minutën e 45-të duke shënuar nga penalltia për 5-0. Sulmuesi spanjoll nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e katërt personal për ta ngritur epërsinë e Atleticos në 6-0, para se Nacho të shënonte golin e parë për Real Madridin.
Në minutën e 65-të, dy reprezentuesit spanjoll Diego Costa dhe Daniel Carvajal pas një përleshje u ndëshkuan me karton të kuq dhe u përjashtuan nga loja.
Vitolo realizoi golin e shtatë për Atleticon, derisa Benzema dhe Sanches realizon edhe dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtar 3-7.