Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi i pandalshëm në La Liga

Real Madridi ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit për të vazhduar me bilanc maksimal në La Liga. Të dielën mbrëma, Reali fitoi 2:1.

Skuadra e Carlo Ancelotit udhëheq në tabelë me 18 pikë nga gjashtë ndeshje. Atletico është e shtata me 10 pikë.

Rodrygo shënoi për 1:0 në minutën e 18-të. Federico Valverde shënoi golin e dytë për Real Madridin në minutën e 36-të.

Atletico e shënoi golin e vetëm në minutën e 83-të. Mario Hermoso ishte realizator. I njëjti lojtar u përjashtua me të kuq në minutën e 91-të.