Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi fiton derbin ndaj Realit

Atletico Madridi ka fituar derbin e xhiros së 35-të në La Liga ndaj Real Madridit me rezultatin 1:0.

Reali ka siguruar titullin kampion derisa Atletico Madridi po vazhdon luftën për të siguruar një pozitë që dërgon në Champions.

Takimi ishte i baraspeshuar dhe me rivalitet të lartë. Golin e tri pikëve e realizoi Yannick Carrasco në minutën e 40-të. Ai shënoi nga pika e bardhë.

Real Madridi mbanë pozitën e parë në renditje me 81 pikë. Atletico Madridi është në vendin e katërt me 64 pikë. Ka gjashtë pikë më shumë se Real Betisi, tri xhiro pa përfunduar kampionati.

Artikuj të ngjashëm