Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pas Nuno Mendesit, shihet si zëvendësues i Marcelos

Real Madridi është duke kërkuar një mbrojtës që do ta zëvendësonte Marcelon në krahun e majtë për një kohë të gjatë. “Los Blancos” po kërkojnë mbrojtës në Portugali.

Marcelo ka luajtur në vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon. 32-vjeçari thuhet se e ka humbur ritmin e lojës që e kishte dikur.

“Mundo Deportivo” të shtunën shkruan se Real Madridi e ka gjetur Nuno Mendesin si zëvendësues të brazilianit. Mendesi është vetëm 18-vjeçar.

Ai është pjesë e Sportingut dhe luan në sistemin 3-4-2-1, si mesfushor i krahut të majtë. Mendesi, që me ekipin portugez ka kontratë deri në vitin 2025, ka debutuar me Portugalinë e grupmoshës U-21.

Për futbollistin portugez kanë shprehur interesim edhe Juventusi, Arsenali, Manchester Unitedi, Milani dhe Wolverhamptoni.