Sport

Reali ofron edhe Benzeman për Mbappen

Real Madridi është i gatshëm që ta përfshijë edhe sulmuesin Karim Benzema në ofertën për transferimin e Kylian Mbappes nga Monaco, raporton The Sun.

Sipas raporteve thuhet se Los Blancos janë afër marrëveshjes për transferimin e përfaqësuesit të Francës, me Benzeman në njërën prej ofertave, transmeton Koha.net.

Real Madridi gjithashtu është i gatshëm të thyejë rekordin për transferimin e Mbappes, për të cilin është i gatshëm të paguajë 133 milionë euro.