Skuadra e Real Madridit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.
“Don Balon” ka raportuar se Reali i ka ofruar ekipit italian shkëmbimin e Icardit me francezin Karim Benzema, transmeton Koha.net. Ky shkëmbim mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse të dyja klubet arrijnë marrëveshjen.
Icardi te Reali shihet si sulmuesi i duhur për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.
Artikuj të ngjashëm