Real Madridit është duke menduar transferimin e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane dhe nuk e ka problem të paguajë çmimin prej 200 milionë eurove për të.
Don Balon raporton se pas formës së dobët të Karim Benzemas, presidenti Florentino Perez është në kërkim të një golashënuesi dhe forma aktuale e 24-vjeçarit anglez ka bindur shefin e Realit.
Që prej 28 shkurtit të vitit 2016, ylli londinez ka realizuar 44 gola në Premier Ligë, tetë gola më shumë sesa golashënuesi i dytë, Sergio Aguero.
Këtë shifër ai e ka arritur si 24-vjeçar dhe Real Madridi është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nëse ai vazhdon me gola edhe në La Liga.