Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ofron 250 milionë euro për Kanen

Florentino Perez duket se me çdo kusht e dëshiron në radhët e veta sulmuesin e talentuar anglez, Harry Kane.

Don Balon raporton se Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 250 milionë euro për Kanen, në sezonet e fundit ka qenë në një formë të jashtëzakonshme me Tottenhamin, transmeton Koha.net.

Perez po kërkon një sulmues për ta zëvendësuar Ronaldon që u bashkua këtë afat kalimtar me Juventusin.