Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se mund t’u japë pushim deri në mesin e muajit janar të gjithë futbollistëve që do të jenë të angazhuar në Kupën e Botës që mbahet në Katar.
Ancelotti një gjë të tillë e ka thënë në konferencën për shtyp të shtunën, një ditë para duelit ndaj Osasunas.
“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Po mendojmë se si do ta menaxhojmë atë situatë. Ndoshta deri në mesin e muajit janar nuk do të luajmë me lojtarët e Botërorit. Besoj se do t’u jap pushim”, ka thënë ndër të tjera Ancelotti.