Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit në Santiago Bernabeu.
“Los Blancos” shënuan fitore prej 5 m 2, dhe prej tyre 3 gola shënoi pesë herë fituesi i Topit të Artë, transmeton Koha.net.
Portugezi shënoi në minutat 27, 37 dhe 80, kurse dy golat e tjerë i shënuan Lucas e Kroos.
Për mysafirët realizuan Jon dhe Illarramendi në minutat 74, respektivisht 83.
Pas kësaj fitore Reali ngjitet në pozitën e tretë me 42 pikë, kurse Sociedadi në vendin e 14 ka 26 pikë.