Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mposht bindshëm Sociedadin

Real Madridi ka triumfuar bindshëm ndaj Real Sociedadit përkundër që ishte në disavantazh. Të shtunën mbrëma në "Santiago Bernabeu", Reali fitoi me shifrat 4:1 në ndeshjen e xhiros së 27-të në La Liga.

Mysafirët avancuan me golin e Mikel Oyarzabalit në minutën e dhjetë nga penalltia, por Reali u kundërpërgjigj me katër gola për t'u forcuar në krye të tabelës me 60 pikë.

Edoardo Camavinga (40'), Luka Modriq (43'), Karim Benzema (76') nga penalltia dhe Marco Asensio (79') ishin shënues te Reali.

Te Sociedadi që mbetet në pozitën e tretë me 47 pikë, mungoi Adnan Januzaj që nuk është rikuperuar ende nga lëndimi.