Pasi paralajmëroi largimin nga Manchester City në fund të këtij sezoni, portugezi Bernardo Silva ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Real Madridit.
“Marca” raporton të enjten se Reali po bën gati ofertën për transferimin e Silvas këtë verë, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.
Reali është gati të ofrojë 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e portugezit, i cili po kërkohet edhe nga Barcelona e Paris Saint-Germaini.
28-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2025 me Cityn, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Monaco. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat për ekipin anglez këtë sezon.