Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali me ndryshime të mëdha ndaj Espanyolit

Zinedine Zidane ka treguar se synon që të pushojë lojtarët kyç për përballjen ndaj Espanyolit, të shtunën.

Sipas Marcas ky është një vendim taktik, por edhe synim për të parandaluar lëndimet e lojtarëve, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Navas, Modriq e Benzema nuk janë të përfshirë në skuadër për takimin e nesërm, përderisa Ramos, Coentrao e Danilo do të mungojnë për shkak të lëndimit.

Lajmi i mirë për “Los Blancos” është rikthimi i Gareth Bale që pritet të nisë takimin nga banka rezervë.

Sipas të përditshmes spanjolle Kiko Casillas do të jetë në vend të Navas, përderisa Carvajal do të luajë në mbrojtje. Kurse pritet që Marcelo të jetë në bankën rezervë dhe krahun e majtë ta rrëmbejë Nacho.

Kovaqiq pritet të luajë në vend të Modriq, kurse Casemiro dhe Toni Kroos mund jenë në bankën rezervë, me shumë gjasë me gjermanin që do të zëvendësohet nga Isco.

Kurse sulmi sipas të gjitha gjasave do të përbëhet nga Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo.

Pra, Reali pritet që të bëjë pesë apo gjashtë ndryshime për përballjen e nesërme.