Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë për të bërë hap të madh në rrugën drejt titullit të kampionit në La Liga.
Të enjten mbrëma Reali fitoi 1:0 ndaj Getafes, kurse për golin e fitores është dashur të pres deri në fazë të vonshme të ndeshjes. Sergio Ramos ka realizuar penallti në minutën e 79-të për të vendosur sfidën, që në fund mund të jetë vendimtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaniel Carvajal u pengua nga Mathias Oliveira, në një situatë të dyshimtë.
Pas xhiros së 33-të, Real Madridi udhëheq me 74 pikë, katër më shumë se Barcelona. Barcelona të martën barazoi 2:2 me Atletico Madridin.
Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe pesë xhiro.