Skuadra e Real Madridit do të jetë pa mesfushorët Federico Valverde e Luka Modriq për ndeshjen kundër Leipzigut në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Te Reali kanë njoftuar të hënën se Valverde ka marrë një lëndim të lehtë në ndeshjen e fundit kampionale dhe për këtë arsye nuk do të rrezikohet, ndërsa Modriq është lënë në pushim. Dueli mes Leipzigut dhe Realit luhet në Gjermani të martën prej orës 21:00 dhe i takon Grupit F të Championsit. Realit i mjafton vetëm edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit për të avancuar në fazën e nokautit.
Aktualisht, zë vendin e parë në grup me dhjetë pikë, katër më shumë se Leipzigu që renditet i dyti.
Artikuj të ngjashëm