Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mbetet në pozitën e parë

Real Madridi ka shënuar fitore në përballje me Rayo Vallecanon me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të.

Skuadra e Ancelottit e kreu tërë punën në pjesën e parë, duke shënuar përmes Toni Kroosit (14’) dhe Karim Benzemas (38’).

Vallecano e ngushtoi diferencën në minutën e 77-të përmes Radamel Falcaos, por kjo ishte e gjitha që mund të bënte.

Me këtë fitore, Reali i prin tabelës me 27 pikë, kurse Vallecano me 20 pikë mban vendin e gjashtë.

Artikuj të ngjashëm