Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali Madridi ofron edhe Asension për Hazardin

Klubi madrilen është gati të ofrojë një ndër talentët kryesorë për të arritur te futbollisti që ata shumë e dëshirojnë.

Eden Hazard mbetet objektivi kryesor i Real Madridit.

Madje sipas Don Balonit, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë para dhe Marco Asension për ta bindur Chelsean që ta lejojë largimin e futbollistit belg.

Presidenti Florentino Perez dëshiron të mbulojë zbrazëtirën e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos dhe Asensio mund të jetë i sakrifikuari për të arritur te Hazardi, transmeton ksp.

Megjithatë, marrëveshja mes klubeve mund të arrihet vetëm gjatë verës, pasi në afatin kalimtar të janarit, Chelsea nuk do të lejojë largimin e yllit të ekipit.