Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon yllin e Barçës

Raportohet se Real Madridi do ta rivalizojë Manchester Unitedin për yllin e Barçës, Samuel Umtiti.

Diario Gol raporton se mbrojtësi francez ka kërkuar rritje të pagës te Barça, dhe një ofertë prej 9 milionë euro në sezon nga Unitedi e ka shtyrë atë që t’ia kërkojë klubit katalunas të njëjtën pagë, transmeton Koha.net.

Florentino Perez ka kërkuar që të arrihet marrëveshja për transferimin e Umtitit, klauzola e të cilit është 60 milionë euro.