Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Garnachon

Real Madridi ka shprehur interesim për talentin e Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho bën të ditur “Marca” të martën.

18-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez dhe Reali po synon transferimin e tij në fund të sezonit.

Te Reali po e shohin Garnachon si lojtar të së ardhmes pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë sezon me fanellën e Unitedit.

Ai këtë edicion është promovuar në ekipin e parë, ndërsa ka realizuar tri gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat. Sulmuesi i krahut ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.