Alejandro Garnacho ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën e Manchester Unitedit.
Me kushtet e reja, Garnacho do të mbetet tek Unitedi deri në vitin 2028.
18-vjeçari është një tjetër produkt i Akademisë së “djajve të kuq”.
Ai ka impresionuar me paraqitje qëkur doli në skuadrën e parë.
Ka shënuar katër gola në 29 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion.
Garnacho është shprehur shumë i lumtur që ka vazhduar kontratën.
“Kur iu bashkova këtij klubit të mrekullueshëm kam ëndërruar debutimin, ndeshjet në ‘Old Trafford’, shënimin e golit të parë dhe fitimin e trofeve. Ndihem krenar dhe i emocionuar që kam përjetuar tashmë këto emocione bashkë me familjen që më ka përkrahur në çdo hap. Trajneri dhe stafi i skuadrës më kanë ndihmuar të përmirësohem në çdo mënyrë dhe po zhvillohem me sukses”, ka thënë ndër të tjera Garnacho, që ka përshëndetur edhe tifozët për përkrahjen e madhe.