Real Madridi ende nuk ia ka bërë ofertën Borussia Dortmundit për mesfushorin anglez, Jude Bellingham. Por, 19-vjeçari është kërkesa e parë e trajnerit italian, Carlo Ancelotti. Bellingham shihet si zëvendësues i Luka Modriqit dhe Toni Kroosit.
Për anglezin e talentuar interesim kanë shprehur edhe Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Unitedi dhe PSG-ja.
Ai sezonin aktual ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat.
Me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm