Presidenti i Realit, Florentino Perez i ka ofruar Chelseat sulmuesin Alvaro Morata dhe mesfushorin James Rodriguez për një shifër prej 150 milionë euro, raporton Diario Gol.
Perez dëshiron sigurojë të ardhurat dhe të lirojë hapësirën për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, i cili është synimi kryesor i Los Blancos, transmeton Koha.net. Dhe për këtë është i gatshëm të largojë Moratan e Jamesin.
Morata tashmë është bërë synimi kryesor i Chelseat, pas transferimit të Lukakus tek Unitedi, por është çmimi prej 90 milionë euro i kërkur nga Reali që ka ndalur kampionin anglezë të kompletojë transferimin e spanjollit.
Megjithatë, raportohet se Perez ka kontaktuar me Chelseat për t’i shitur të dy lojtarët për 150 milionë euro.