Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali hidhet në sulm për Bonuccin

Nuk ka mbushur ende një sezon te Milani, por aventura e tij me kuqezinjtë mund të mbyllet këto ditët e fundit të afatit kalimtar dimërore.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, nga Spanja presidenti i Realit, Florentino Perez ka shpërfillur këshillën e Zinedine Zidane se nuk ka nevojë për përforcime të tjera këtë janar dhe është duke u përgatitur për t’i shkëputur Milanit, Leonardo Bonuccin.

Të njëjtat burime thonë se Perez është i gatshëm që të joshë “Kuqezinjtë” me një ofertë të majme, e po e tillë do të jetë edhe për mbrojtësin, transmeton TCH.

Ndërkohë, për Bonuccin interesimi i Chelseat të Antonio Contes është i vazhdueshëm, megjithëse vetë Milani ka këmbëngulur disa herë se nuk ka asnjë synim që ta shesë kapitenin në këtë afat kalimtar.

Artikuj të ngjashëm