Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali hedh poshtë mundësinë e largimit të Modriqit

Modriq

Real Madridi ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Luka Modriqit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për Modriqin interesim kanë shprehur disa skuadra saudite e po ashtu edhe Inter Miami.

Por shefi ekzekutiv i Realit, Jose Angel Sanchez, ka thënë se Modriq nuk do të largohet në muajin janar.

“Nuk ka negociata zyrtare nga ana e zyrtarëve të ligës saudite për ta transferuar gjatë janarit Luka Modriqin dhe nuk kemi asnjë ide për largimin e tij nga ekipi për momentin”, ka thënë Sanchez.

Modriq 38-vjeçar pjesë e Realit është prej vitit 2012, ndërsa më herët ka luajtur për Tottenhamin dhe Dinamo Zagrebin.

Artikuj të ngjashëm