Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ëndërron egjiptianin Salah

Forma e shkëlqyer e Mohamed Salah te Liverpooli nuk ka kaluar pa u vënë re nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Sipas “Fotball Espana”, drejtuesit e “Los Blancos” janë duke menduar për një transferim të mundshëm të 25-vjeçarit në Santiago Bernabeu.

Pas Presidentit Florentino Perez, tani është trajneri i madrilenëve, Zinedin Zidane që e vlerëson shumë egjiptianin. Strategu francez e cilëson si një lojtar të mrekullueshëm dhe që e ka dëshmuar veten me paraqitje të mira si te Roma ashtu edhe te Liverpooli.

Salah në këtë sezon po kalon formë të jashtëzakonshme duke kryesuar listën e golashënuesve në Premier Ligë me 14 gola.

Artikuj të ngjashëm