Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali e Bilbao ndahen në paqe

Foto: Reuters

Nuk ka pasur fitues në derbin e kësaj jave në La Liga ndërmjet Real Madridit dhe Bilbaos.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, përkundër që krijuan shumë raste shënimi, me vendasit që dominuan këtë takim.

Pas këtij barazimi Reali mbetet prapa Barçës, dhe në vendin e dytë ka 37 pikë, kurse Bilbao në vendin e shtatë ka 28 pikë.