Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi lëshon pikë të rëndësishme

Real Madridi ka luajtur pa gola me Rayo Vallecanon, të dielën mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të La Ligas.

Ashtu si pritej, Real Madridi ka dominuar plotësisht në fushë. Ka rreshtuar rastet, por pa konkretizuar. Tani Real Madridi i ka 29 pikë, dy më pak se Girona që është lidere.

Rayo Vallecano i ka 18 pikë në vendin e nëntë.