Real Madridi takohet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës, të dielën mbrëma.
Edhe pse jo në La Liga, “El Clasico” mbetet spektakël më vete.
Barcelona po e shikon mundësinë e triumfit për të marrë avantazh psikik për pjesën e dytë të kampionatit.
Real Madridi për të arritur në finale e eliminoi Valencian dhe tani synon që ta mbajë trofeun e fituar vitin e kaluar.
Barcelona këtë trofe për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2018.
Edhe
Real Madridi me “100 telashe” shpreson ta shtyjë festën e Barcelonës
Në gjysmëfinale Barça e eliminoi Real Betisin.
Ky derbi luhet të dielën nga ora 20:00, në stadiumin “King Fahd International”, në Riad të Arabisë Saudite.
Eder Militao është në dyshim për të luajtur te Reali pasi u zëvendësua në triumfin ndaj Valencias. Ndërsa do të mungojë Lucas Vazquez. Eduardo Camavinga është një tjetër futbollist i madrilenëve që po kërkon rikthimin.
Aurelien Tchouameni dhe David Alaba nuk kanë udhëtuar fare në këtë turne për shkak të lëndimeve.
Te Barcelona, situata është më e mirë sa u përket lëndimeve dhe mungesave.
Edhe
Barcelona mund ta fitojë titullin para “El Clasicos”
Robert Lewandowski dhe Jordi Alba do të luajnë për shkak se në Superkupë nuk vlen suspendimi.
Në ndeshjet e ndërsjella, Real Madridi ka 102 fitore, krahas 97 të Barcelonës, ndërsa 51 takime janë mbyllur baras.