Real Madidi me vështirësi e ka fituar në udhëtim ndeshjen e javës së 33-të të La Ligas së Spanjës. Por me fitoren e arritur të mërkurën 2:1 ndaj Osasunas, Reali ka bërë një hap të madh drejt titullit të Spanjës. Reali është forcuar në vendin e parë me 78 pikë.
David Alaba shënoi herët për mbretërit. Ai realizoi në minutën e 12-të, derisa një minutë më vonë, Osasuna barazoi shifrat në 1:1 me golin e shënuar nga Ante Budimir.
Por, Reali shënoi në fund të pjesës së parë golin e epërsisë 2:1. Marco Asensio shënoi për skuadrën mbretërore. Golin e tretë e shënoi Lucas në minutën e 96-të.