Real Madridi e ka ndërmend të bëjë një ofertë rekorde prej 280 milionë euro për të transferuar sulmuesin e ri francez të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, njoftoi "France Football" të martën.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të qartë se do të ketë ndryshime në skuadër, ndërsa Mbappe është në planet e tij, transmeton Koha Ditore.
Mbappe pritet të jetë një prej disa yjeve që Reali planifikon t'i transferojë. Në listën e dëshirave për verë janë edhe Eden Hazardi i Chelseat dhe Paul Pogba i Manchester Unitedit.