Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali arrin marrëveshje me Eriksenin

Skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Tottenhamit, danezin Christian Eriksen përcjellë e përditshmja spanjolle "AS" të mërkurën.

Bëhet e ditur se Eriksen është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe një pagë vjetore prej katër milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Pasi ka arritur marrëveshje me Eriksenin, Reali ka nisur negociatat me Tottenhamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2020. Mësohet se për kartonin e tij, Reali është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro dëmshpërblim.

Eriksen te Tottenhami është transferuar në vitin 2013 nga Ajaxi për 18 milionë euro kurse këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar 17 herë në 47 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.